Thursday, April 25, 2013

Rrahja në ndeshjen Hysi-Prishtina ‘kënaq’ Serbinë! (Video)



Rrahja masive që ndodhi dje pas ndeshjes ndërmjet Hysit dhe Prishtinës në Merdare është pasqyruar edhe nga mediat serbe.
E përditshmja më e madhe e Serbisë, “Blic” në tekstin me titull “Rrahje masive e tifozëve, lojtarëve dhe policisë në ndeshjen ndërmjet Podujevës dhe Prishtinë”, shkruan se “detajet e ndeshjes Hysi Podujevë-Prishtina nuk do ta bëjnë xhiron e botës për kualitet të futbollit, por për shkak të skenave të pahijshme dhe brutale”.
Më poshtë në këtë tekst, “Blic” ka vendosur edhe videon e marrë nga Klan Kosova.