Hip-hop ‘labeli’ nga Kosova, Babastars, ka paralajmëruar rivalët se duhet të fshihen pasi së shpejti do të pasojë një bombardim prej tyre.
Kështu shkruan në faqen zyrtare të Babastars në Twitter, postim të cilin e ka shpërndarë me miqt dhe fansat e tij edhe Getoar Selimi ashtu sikurse edhe Dr. Mic.
Babastars pritet që së shpejti të lansojnë shumë projekte të reja dhe kjo është shoqëeruar me entuziazëm të madh tek fansat.
Kohë më parë edhe Geti e konfirmoi këngën e re të Tingulli 3nt “Po T’shoh Përmas” që do të lansohet shumë shpejt.