Saturday, April 27, 2013

Joana e BigBrother-it shtatzënë ?(FOTO,VIDEO)




Ajo është një nga protagonistet e këtij edicioni të “Big Brother”. Duhet theksuar se njerëzit më së shumti e kritikojnë sesa e pëlqejnë. Por në një format të tillë, një tip si Joana i lëviz mjaft ujërat brenda shtëpisë. Provokuese dhe shpërthyese, Joana nuk po kursen asnjë armë në këtë lojë. Por shqetësimi kryesor që ajo ka shprehur gjatë kësaj jave, është dyshimi për një shtatzëni të mundshme. Ajo është ankuar se ka pasur dhimbje barku dhe dyshon se mos ka mbetur me barrë. Në fakt, Joana ka bërë seks që javën e dytë të “Big Brother” me Anaidin, ndërkohë që është komentuar mjaft jashtë dhe brenda shtëpisë. Nuk dimë ç’të mendojmë në këtë rast, sepse në një format të tillë dihet që mund të ketë edhe akte seksuale mes banorëve dhe thuhet që produksioni merr masa. Por, duke pasur parasysh që prezervativët që gjendeshin në shtëpi, i gatoi Xhimi, mbase ata kanë bërë seks pa mjete mbrojtëse. Nejse, kjo ishte si batutë. Por, nëse ka ndodhur me të vërtetë, ky do të ishte një scoop i madh i këtij edicioni, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në “Big Brother”-in shqiptar, por që në vende të tjera ku aplikohet ky format, ka ndodhur që vajzat kanë dalë shtatzënë brenda shtëpisë së “BB”.
Ajo që po ndodh mes Joanës dhe të dashurit që ka jashtë, Janit, është diçka që askush nuk po arrin ta kuptojë. Kur hyri në shtëpinë e “Big Brother”, Joana deklaroi se ka një lidhje gjashtëvjeçare. Më pas, ajo vendosi që ta lërë dhe të lidhet me Ilirin. Jani as deshi t’ia dijë për vendimin e Joanës, por i solli asaj një valixhe me rroba. Ky fakt bëri që Joanës t’i rikthehet dashuria për Janin, ndërkohë që ky i fundit u entuziazmua aq shumë, sa vendosi të komunikojë në telefon me të gjatë natës live të spektaklit të së shtunës. Përsëri Joana i deklaroi se e mendon shumë dhe do flasin gjatë kur të dalë që andej. Por një natë më pas, ajo e feston me Anaidin rikthimin e Janit, i cili i dha vetëm këshillën që të kujdeset për veten. Dhe ajo u kujdes ashtu siç di, në krevat me Anaidin. Dikush që është ndjekës i rregullt i këtij reality show, i ka ndjekur në orët e para të mëngjesit dhe i ka xhiruar teksa Anaidi dhe Joana bënin seks. Videoja gjendet në youtube dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Titulli është “Joana dhe Anaidi bëjnë seks në BB6″. Akti seksual mes tyre duket diçka shumë mekanike dhe e ftohtë, mbase edhe nga meraku i kamerave, të cilat Anaidi i sheh vazhdimisht, duke mos ndaluar aktin, ndërkohë që Joana duket e qetë në atë që bën. Tanimë nuk dimë ende se çfarë na pret nga ky trekëndësh i çuditshëm. Mbase mund të shfaqet përsëri Jani, i cili mund ta komplimentojë Joanën për mënyrën se si po kujdeset për veten./Indeksonline/