Rita Ora u shfaq super shik në cermoninë hapëse të ekspozitës Chanel The Little Black Jacket, të mbajtur të enjten (prill 25) në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këngëtares 22-vjeçare iu bashkuan gjatë ceremonisë edhe Gaspard Ulliel dhe dy binjaket Haja Sama Abu Khadra.
Të ftuarit kishin veshur veshje nga Chanel për ngjarjen e madhe, ku Rita gjithashtu doli në skenë për të performuar.
Ajo tashmë ka ndryshuar edhe stilin e flokëve, duke shtuar balluke.