Kompania londineze e prodhimit të laptopëve luksoz ka lëshuar në treg një laptop të ri me cmim marramendës prej 1 milion dollarëve, në përpjekje për të kombinuar funksionalitetin me luksin.
Specifikat e laptopit janë pothuajse standarde: ekran LED me madhësi prej 17 inc, 128GB hapsëirë në disk dhe lexues të disqeve, Blue-Ray.
Mirëpo, ajo që e vecon këtë pajisje është mundësia për të personalizuar laptopin sipas tekeve tuaja. Në vend që të zgjedhni ngjyrën e preferuar, ju keni mundësinë të zgjedhni llojin e gurëve të cmuar që i dëshironi në tastierën tuaj.
Sfida e rradhës për kompaninë prodhuese do të jetë gjetja e klientëve të interesuar të paguajnë për një paisje të tillë. Megjithatë, një laptop një milion dollarësh do të mund të zgjoj kurreshtjen e ndokujt.